KUJTIME TË KËNDSHME

Melodi pasticceria caffe

Ëmbëlsirat, e veçanërisht tortat dekorative, janë pjesë e secilës familje në shënimin e gazmendeve të tyre familjare, sidomos të ditëlindjeve e martesave.

Historik i shkurtër

Kur gjithçka po e merrte teposhtën, e makineria serbo-jugosllave po synonte largimin e punëtorëve nga rajoni i Llapushës dhe shtytjen e tyre drejt migrimit, ne nuk u dorëzuam përballë tyre. Ndonëse vitet e 90-ta ishin të vështira, pas një angazhimi dhe mundi shumë të madh, më 1993, në pjesën qendrore në Malisheve, e hapëm biznesin e parë, pijetoren tonë. E quajtëm, Visari Commerc, me një hapësirë kreative. E përshtatshme për tu vizituar nga mosha te ndryshme, meqë ishte vendosur në pjesën frekuentuese të qytezës asaj kohe. Ofronim pije të ndryshme dhe ambiente të përshtatshëm për relaksim. Me kalimin e kohës, u rritën kërkesat për produkte dhe shërbime. Por, lufta bëri që të ndërpritej biznesi.

E kur liria trokiti, lindi Ideja për krijimin e një sektori të ri në biznes. Prapë, do ta nisnim si biznes familjarë. Më 1999 nisëm punën në sektorin e hotelerisë e gastronomisë. E hapëm pastiqerinë e pare të qytezës sonë të atëhershme. Fillimisht e quajtëm me emrin “Enisa”. Dhe, e nisëm mbarë. Veprimtaria jonë zhvillohej në dy lokale, ku u shërbenim klientëve të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Por, padyshim, fokusi ishte edhe tek akulloret. Të gjitha produktet prodhoheshin në kuzhinën tonë, me një staf të gjerë, e të përkushtuar. Gjithsej ishim të angazhuar, 8 persona. Por, për fillim. Me kalimin e kohës, numri u rritë ne stafin.

NATYRALE
FESTIVE
KUALITATIVE
BËRË NË SHTËPI
ONLINE

 

Biznesi në pastiçeri, vazhdon edhe sot. Tani, kemi bërë jehonë. Enisa vazhdoi rrugëtimin dhe krijoi imazhin e vet. Tingullin e vet. Bëri jehonë. Kështu, evoluuam në Melodi.

Sot biznesi jonë familjar mbanë emrin MELODI. Çdo ditë e më shumë tingëllon dhe ofron ëmbëlsira të këndshme e të llojllojshme. Ambienti relaksues e familjar, bën vend për shumë klientë, ditë e natë që vijnë për ta shijuar edhe kafenenë e shoqëruar me limonada që i prodhojmë vet, e që janë krejt natyrale e me produkte bio.

Së fundmi, ndryshimet shoqërore, kanë sjell edhe kërkesa të reja. Tani, Melodi ka edhe një kërkesë të madhe për ëmbëlsira familjare.

Ëmbëlsirat, e veçanërisht tortat dekorative, janë pjesë e secilës familje në shënimin e gazmendeve të tyre familjare, sidomos të ditëlindjeve e martesave.

TË SHIJSHME, TË FRESKËTA DHE FESTIVE

Shumë vite Traditë dhe Eksperiencë

Vëmendje për çdo detaj

Produkte të freskëta nga shtëpia

Shërbim dërgesash brenda qytetit

Përbërës të zgjedhur me dorë

Përgatitur me dashuri dhe pasion

Misioni

Pastiqeria jonë të jetë prezente me produktet dhe sherbimet duke përcjelle kërkesat e vazhdueshme të klienteve, në rritje të vazhdushme në tregon lokal dhe jo vetem!

Vizioni

Synojmë të jemi gjithnjë në proces të risive dhe kërkesave të konsunatorit. Po ashtu synojmë të jemi staf profesional dhe të motivuar duke konsideruar si prioritet konsumatorin.
Na ndiqni

Njoftohu me më të rejat

Follow
Provoni tortat tona

Festo gëzimin tuaj me ëmbëlsirat tona!